Qendrore

Debat i ashpër në studio: Përplasje mes Nasim Haradinaj dhe Albatros Rexhaj për ekspozitën e Shkëlzen Gashi

30.03.2026. 2 min čitanja

Debat i ashpër në studio: Përplasje mes Nasim Haradinaj dhe Albatros Rexhaj për ekspozitën e Shkëlzen Gashi   Një debat me tone të ashpra është zhvilluar në emisionin “Pressing” në T7, mes përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, dhe analistit Albatros Rexhaj. Përplasja ndodhi gjatë diskutimit mbi ekspozitën e Shkëlzen Gashit që trajton krimet e luftës. Haradinaj shprehu dyshime mbi qëllimin e kësaj ekspozite, duke deklaruar se ajo nuk është realizuar rastësisht, por me qëllim të caktuar. “Unë mendoj që Shkëlzen Gashi nuk e ka bërë pahiri, por qëllimshëm”, u shpreh Haradinaj gjatë debatit. Në anën tjetër, Rexhaj theksoi mungesën e provave konkrete lidhur me disa prej pretendimeve, duke thënë se për çështjen e viktimave nuk ka gjithmonë dëshmi të mjaftueshme. Debati u tensionua më tej kur Haradinaj i kujtoi Rexhajt të kaluarën e tij si përkthyes në UNMIK, ndërsa ky i fundit reagoi duke theksuar se ka pasur rol më të lartë në këtë mision ndërkombëtar dhe se është i informuar për zhvillimet e asaj kohe. Përplasja mes tyre vazhdoi me tone të larta, duke reflektuar ndjeshmërinë e temës së trajtimit të luftës dhe narrativave që lidhen me të. — Dragash Info