Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme kërkesën për rastin KO81/26
Gjykata Kushtetuese shpall të papranueshme kërkesën për rastin KO81/26
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktvendimin për rastin KO81/26, duke vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës të shpallet e papranueshme. Sipas njoftimit zyrtar të datës 30 mars 2026, kërkesa kishte të bënte me vlerësimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese ndërmjet institucionit të Presidentes dhe grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, në lidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjykata, njëzëri, vendosi: Të deklarojë kërkesën të papranueshme; Të refuzojë vendosjen e masës së përkohshme; T’u kumtojë palëve aktvendimin; Të publikojë vendimin në Gazetën Zyrtare; Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim pritet të ketë ndikim në qartësimin e rolit institucional lidhur me emërimet në KQZ dhe raportet ndërmjet pushteteve në vend. — Dragash Info