Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad
Ligjëratë edukative për sigurinë online në SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad
Dragash, 30 mars 2026 – Në ambientet e SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad është mbajtur një ligjëratë edukative nga përfaqësues të Policia e Kosovës – Dragash, me temën “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, të cilët patën mundësinë të informohen për sfidat dhe rreziqet që mund të hasin në botën digjitale, veçanërisht në lojërat online. Gjithashtu, ata u pajisën me këshilla praktike për përdorim më të sigurt të internetit dhe u inkurajuan të komunikojnë hapur me prindërit dhe mësuesit për çdo shqetësim. Ky bashkëpunim ndërmjet shkollës dhe Policisë së Kosovës konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së të rinjve nga rreziqet e hapësirës digjitale. Nga drejtoria e shkollës u shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në edukimin dhe sigurinë e nxënësve. — Dragash Info