Rinia

NXËNËSIT E SHML “RUZHDI BERISHA” NË DRAGASH REALIZOJNË AKTIVITET HUMANITAR PËR FAMILJET NË NEVOJË

30.03.2026. 2 min čitanja

NXËNËSIT E SHML “RUZHDI BERISHA” NË DRAGASH REALIZOJNË AKTIVITET HUMANITAR PËR FAMILJET NË NEVOJË width= width= width= width= width= Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”, në bashkëpunim me Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Dragash, kanë realizuar me sukses një aktivitet humanitar në kuadër të programit “Promovimi i Vlerave Humane”. Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e familjeve në nevojë, si dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale tek nxënësit. Nën udhëheqjen e psikologes Suela Riza dhe mësimdhënëses Mimoza Krasniqi, nxënësit treguan përkushtim të lartë duke grumbulluar dhe shpërndarë ndihma me karakter afatgjatë për familjet në nevojë. Falë këtij aktiviteti u ndihmuan tri familje: dy familje shqiptare dhe një familje gorane. Veçanërisht, më 26 dhe 27 mars 2026, nxënësit vizituan këto familje, duke ofruar ndihma konkrete dhe duke krijuar lidhje të drejtpërdrejta me ta – një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të bashkuar dhe solidar. Drejtoria e shkollës ka falënderuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke theksuar se aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e një shoqërie më humane dhe të përgjegjshme. — Dragash Info