KURTI PREMTON 1 MILION EURO NËSE KOSOVA FITON NDAJ TURQISË DHE KUALIFIKOHET NË BOTËROR
KURTI PREMTON 1 MILION EURO NËSE KOSOVA FITON NDAJ TURQISË DHE KUALIFIKOHET NË BOTËROR
Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin për shpërblim financiar në vlerë prej 1 milion eurosh për Kombëtaren e Kosovës, në rast të fitores ndaj Turqisë dhe kualifikimit në Kampionatin Botëror. Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti u shpreh optimist për suksesin e “Dardanëve”, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për sportin kosovar dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare. “Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi, do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në SHBA”, deklaroi ai. Ky premtim vjen në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Turqisë, e cila mund të shënojë një moment historik për futbollin e Kosovës. — Dragash Info