Botë
Sonte në mesnatë ndryshon ora në Kosovë
🕛 Sonte në mesnatë ndryshon ora në Kosovë
– Sonte, duke hyrë e diela, bëhet ndryshimi i orës në të gjithë vendin. Nga ora 02:00, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke kaluar direkt në 03:00. Ky ndryshim shënon fillimin e orës verore, duke sjellë ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale gjatë mbrëmjes. Qytetarët e komunës së Dragashit këshillohen të përshtatin orët e tyre, në mënyrë që të shmangin çdo paqartësi në oraret e punës apo angazhimet e përditshme. — Dragash Info