Lokale

Beteja e Koshares: 27 Kujtim dhe Lavdi 

Prill 9, 2026 2 minuta leximi

Beteja e Koshares: 27 Kujtim dhe Lavdi Beteja e Koshares mbetet një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë të re – një simbol i trimërisë, qëndresës dhe sakrificës për lirinë që e gëzojmë sot.…

FB_IMG_1775753698355

Beteja e Koshares: 27 Kujtim dhe Lavdi width= Beteja e Koshares mbetet një ndër faqet më të ndritura të historisë sonë të re – një simbol i trimërisë, qëndresës dhe sakrificës për lirinë që e gëzojmë sot.   Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë betejë të lavdishme, u rreshtuan edhe dhjetëra luftëtarë nga Opoja, të cilët me guxim dhe përkushtim iu përgjigjën thirrjes së atdheut.   Me përulësi dhe krenari, sot përkujtojmë 114 Dëshmorët e UÇK-së që ranë heroikisht në Betejën e Koshares. Në mesin e tyre, me nder të veçantë kujtojmë tre bij të Opojës: Fetah Sylejmani, Ilmi Bahtijari dhe Fisnik Ibrahimi, të cilët flijuan jetën për lirinë e vendit dhe shkruan me gjakun e tyre një kapitull të pavdekshëm të historisë sonë kombëtare.   Me trimërinë e tyre, ata nuk mbrojtën vetëm tokën shqiptare, por ngritën lart nderin e Opojës dhe lanë një shembull të përjetshëm të atdhedashurisë.   Gjithmonë mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! 🇦🇱🇽🇰   — Dragash Info