Lokale

Komuna e Dragashit hap konsultim publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave

Maj 26, 2026 1 minutë leximi

  📢 Komuna e Dragashit ka shpallur konsultim publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.   Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi publik elektronik dhe me shkrim do të jetë i hapur nga 26 maji deri…

FB_IMG_1779785521515

  📢 Komuna e Dragashit ka shpallur konsultim publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.   Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi publik elektronik dhe me shkrim do të jetë i hapur nga 26 maji deri më 10 qershor 2026, ndërsa diskutimi publik me qytetarë do të mbahet më 10 qershor 2026 (e mërkurë), nga ora 10:00, në sallën e Asamblesë Komunale.   Qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, bizneset dhe organizatat joqeveritare ftohen të japin komentet dhe propozimet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm.   Draft-rregullorja mund të shkarkohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit. /Dragash Info/