Lokale

Vjosa Duraj emërohet drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Maj 6, 2026 1 minutë leximi

  Në kuadër të përforcimit të ekipit ekzekutiv në Komunën e Prizrenit, Vjosa Duraj është emëruar në pozitën e drejtoreshës së Tatimit në Pronë.   Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit,…

FB_IMG_1778082122319

  Në kuadër të përforcimit të ekipit ekzekutiv në Komunën e Prizrenit, Vjosa Duraj është emëruar në pozitën e drejtoreshës së Tatimit në Pronë.   Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi se ky bashkëpunim synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.   “Së bashku do të angazhohemi gjatë këtij mandati për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të komunës së Prizrenit”, ka deklaruar Totaj.   Emërimi i Durajt vlerësohet si hap drejt forcimit të administratës komunale dhe avancimit të menaxhimit të sektorit të tatimit në pronë.   — Dragash Info