Lokale

Prizreni synon të presë etapë të Kupës Ballkanike të Çiklizmit 2026

Prill 10, 2026 2 minuta leximi

Prizreni synon të presë etapë të Kupës Ballkanike të Çiklizmit 2026 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot përfaqësues të rëndësishëm të çiklizmit në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Kupës Ndërkombëtare…

FB_IMG_1775839955036

Prizreni synon të presë etapë të Kupës Ballkanike të Çiklizmit 2026 width= width= Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot përfaqësues të rëndësishëm të çiklizmit në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për organizimin e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026. Në takim morën pjesë kryetari i Federata e Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, anëtari i bordit Berk Kyçyk, si dhe përfaqësuesit e Klubit të Çiklizmit Pro Bike Prizren, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani. Sipas diskutimeve, gara prestigjioze pritet të mbahet më 5–7 qershor 2026 në Kosovë, ndërsa një nga etapat kryesore parashihet të zhvillohet në Prizren, duke e pozicionuar qytetin në hartën e ngjarjeve ndërkombëtare të çiklizmit. Me këtë rast, Totaj ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje institucionale, duke e cilësuar këtë organizim si një mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Prizrenit dhe Kosovës. Organizimi i kësaj gare pritet të tërheqë pjesëmarrës dhe vizitorë nga vende të ndryshme, duke kontribuar në gjallërimin e jetës sportive dhe ekonomike në vend. — Dragash Info