Hap i madh në karrierë për Florian Iljazin, nënshkruan me Lirinë Klubi i futbollit Liria po vazhdon me përforcime ser…
Hap i madh në karrierë për Florian Iljazin, nënshkruan me Lirinë
Klubi i futbollit Liria po vazhdon me përforcime serioze në prag të sezonit pranveror, duke zyrtarizuar transferimin e futbollistit Florian Iljazi.
Skuadra prizrenase ka njoftuar se mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë pjesë e saj nga ky sezon, duke ardhur nga klubi Drini i Bardhë, ku Iljazi kishte paraqitje të qëndrueshme.
Ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit, i cili tashmë do të veshë fanellën e njërit prej klubeve më me traditë në futbollin kosovar.
Pas nënshkrimit të kontratës, Iljazi u shpreh i motivuar për sfidën e re:
“Nga sot jam pjesë e klubit më me traditë në futbollin kosovar. Premtoj se do të jap maksimumin për aq kohë sa do të jem pjesë e këtij klubi.”
Liria synon që me këto përforcime të ketë një paraqitje sa më të mirë në vazhdim të kampionatit.
— Dragash Info


