Arkiv

Hap i madh në karrierë për Florian Iljazin, nënshkruan me Lirinë Klubi i futbollit Liria po vazhdon me përforcime ser…

Januar 8, 2026 1 min čitanja

Hap i madh në karrierë për Florian Iljazin, nënshkruan me Lirinë Klubi i futbollit Liria po vazhdon me përforcime serioze në prag të sezonit pranveror, duke zyrtarizuar transferimin…

Veliki korak karijere za Florijana Iljaza, potpisanog sa Klubom Sloboda Sloboda Sloboda Sloboda klub nastavlja sa serijskim pojačanjem…

Hap i madh në karrierë për Florian Iljazin, nënshkruan me Lirinë

Klubi i futbollit Liria po vazhdon me përforcime serioze në prag të sezonit pranveror, duke zyrtarizuar transferimin e futbollistit Florian Iljazi.

Skuadra prizrenase ka njoftuar se mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë pjesë e saj nga ky sezon, duke ardhur nga klubi Drini i Bardhë, ku Iljazi kishte paraqitje të qëndrueshme.

Ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit, i cili tashmë do të veshë fanellën e njërit prej klubeve më me traditë në futbollin kosovar.

Pas nënshkrimit të kontratës, Iljazi u shpreh i motivuar për sfidën e re:

“Nga sot jam pjesë e klubit më me traditë në futbollin kosovar. Premtoj se do të jap maksimumin për aq kohë sa do të jem pjesë e këtij klubi.”

Liria synon që me këto përforcime të ketë një paraqitje sa më të mirë në vazhdim të kampionatit.

— Dragash Info

Original