Lokale

Komuna e Dragashit: Furnizimi me ujë është përgjegjësi e KRU Hidroregjionit Jugor

11.08.2026. 2 min čitanja

width= width=   Dragash – Komuna e Dragashit ka reaguar pas protestës së qytetarëve lidhur me vështirësitë dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë në qytetin e Dragashit.   Në një njoftim publik, Komuna ka bërë të ditur se kryetari Bexhet Xheladini, së bashku me stafin e Kabinetit, ka dalë para objektit të Komunës për të dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në zgjidhjen e situatës.   Komuna thekson se përgjegjësia për menaxhimin dhe furnizimin me ujë të qytezës së Dragashit dhe fshatit Pllavë i takon KRU Hidroregjioni Jugor, përkatësisht Njësisë Operative në Dragash.   Sipas Komunës, kjo përgjegjësi përfshin menaxhimin e sistemit të furnizimit, mirëmbajtjen e rrjetit dhe ndërmarrjen e masave për sigurimin e furnizimit të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë.   Komuna ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe të qëndrueshme.   Në fund të njoftimit, Komuna ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin gjatë menaxhimit të protestës.   Problemi me furnizimin me ujë në qytetin e Dragashit vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. width= width=