Kulturë

Komuna e Dragashit anulon financimin e “Ditëve të Mërgatës” në Gorë për këtë vit, shkak ngjarjet tragjike në Zlipotok dhe Restelicë

29.07.2026. 2 min čitanja

Dragash – Komuna e Dragashit ka njoftuar se këtë vit nuk do të financojë organizimin e manifestimeve tradicionale “Ditët e Mërgatës”në Gorë, duke e arsyetuar vendimin me ngjarjet tragjike që kanë prekur së fundmi fshatrat Zlipotok dhe Restelicë.   Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, edhe këtë vit ishin planifikuar mjete financiare për realizimin e aktiviteteve kulturore, të cilat do të zbatoheshin nga organizatat joqeveritare. Megjithatë, pas ngjarjes tragjike në Zlipotok muajin e kaluar, si dhe rasteve të tjera tragjike në Restelicë, Komuna ka vendosur që, në shenjë solidariteti me familjet e viktimave dhe me qytetarët e prekur, të mos financojë organizimin e këtyre manifestimeve dhe të mos marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen me këtë rast.   Në reagim thuhet se fillimisht ishte vendosur që ky qëndrim të mos bëhej publik, por pas pretendimeve të disa individëve për kinse diskriminim nga ana e Komunës, është parë e nevojshme të sqarohet opinioni publik mbi arsyet e vendimit.   Komuna thekson se vendimi nuk është marrë nga inati dhe as nuk paraqet mungesë mbështetjeje për organizatat joqeveritare të Gorës, por është një shprehje e solidaritetit dhe respektit ndaj familjeve të prekura nga tragjeditë.   Po ashtu bëhet e ditur se mjetet financiare të parapara për këto manifestime nuk do të mbeten të pashfrytëzuara, por do të ridestinohen për realizimin e investimeve të tjera me interes publik për komunitetin joshumicë.   Njoftimi është bërë publik nga Zyra për Informim e Komunës së Dragashit.