Qendrore

Emri i Dobrica Qosiqit ende në një rrugë të Kosovës – heshtje e pajustifikueshme e institucioneve

06.06.2026. 2 min čitanja

  Në një fshat të komunës së Gjilanit vazhdon të qëndrojë një tabelë rruge me emrin e Dobrica Qosiqit, një prej ideologëve më të njohur të nacionalizmit serb dhe figurë e lidhur me projektet politike që ushqyen konfliktet dhe tragjeditë në ish-Jugosllavi.   Prania e këtij emri në një hapësirë publike në Kosovë ngre pyetje serioze për institucionet lokale dhe qendrore. Nëse bëhet fjalë për një emërtim zyrtar, si është e mundur që një figurë e tillë të vazhdojë të nderohet në territorin e Kosovës? Nëse tabela është e paligjshme ose e mbetur nga periudha të mëhershme, pse nuk është larguar deri më sot?   Në një shtet që ka paguar çmim të lartë për lirinë dhe pavarësinë e tij, tolerimi i simboleve dhe emrave që lidhen me ideologjitë që mohuan të drejtat e shqiptarëve mbetet i pakuptueshëm dhe i papranueshëm për shumë qytetarë.   Institucionet përgjegjëse pritet të japin sqarime dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.     /Dragash Info/