Kulturë

Gara Tradicionale e Kuajve dhe Pehlivanëve rikthehet në Opojë më 13 Qershor

05.06.2026. 2 min čitanja

  Një nga ngjarjet më të dashura dhe më të veçanta tradicionale të Opojës do të mbahet më 13 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit.   Manifestimi tradicional i garave të kuajve dhe pehlivanëve do të zhvillohet duke filluar nga ora 12:00 në Mejdanin e Opojës, ku pritet pjesëmarrja e sportistëve, adhuruesve të traditës dhe qytetarëve të shumtë nga Opoja, Gora dhe vise të tjera.   Ky aktivitet, i organizuar nga Komuna e Dragashit dhe Klubi i Kuajve “Opoja”, synon ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore, sportive dhe trashëgimisë së pasur opojare. Gara me kuaj dhe duelet tradicionale të pehlivanëve vazhdojnë të mbeten pjesë e rëndësishme e identitetit dhe traditës së kësaj treve.   Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj feste tradicionale për të përjetuar atmosferën unike të sportit, kulturës dhe traditës shqiptare.   📅 13 Qershor 2026 🕛 Ora 12:00 📍 Mejdani i Opojës   /Dragash Info/