Lokale

Nxënësit e SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë njihen me rolin e auditimit dhe transparencës institucionale

03.06.2026. 2 min čitanja

width= Bresanë – Në ambientet e SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit, Safet Berisha, së bashku me stafin e tij, zhvilloi një orë informuese me nxënësit e klasave VI dhe VII.   Gjatë këtij takimi, nxënësit u njohën nga afër me punën dhe funksionimin e institucionit të auditimit, si dhe me rëndësinë që ka auditimi në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e punës së institucioneve publike.   Përfaqësuesit e Zyrës së Auditimit prezantuan proceset kryesore të auditimit dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen e përdorimit të drejtë të resurseve publike. Nxënësit shfaqën interesim të madh për temën, duke parashtruar pyetje dhe duke marrë përgjigje lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij procesi.   Nga shkolla vlerësuan se aktivitete të tilla kontribuojnë në edukimin qytetar të nxënësve dhe në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë në shoqëri.   /Dragash Info/