Lokale

Marrëveshjet politike dhe matematika e pushtetit në Dragash

28.05.2026. 2 min čitanja

Në politikën lokale të Dragashit, marrëveshjet politike dhe aleancat ndërmjet subjekteve shqiptare dhe partive të komunitetit goran vazhdojnë të jenë vendimtare për marrjen dhe ruajtjen e pushtetit lokal.   Historiani dhe ish-profesori i gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash, Muharrem Qafleshi, ka publikuar një analizë të gjerë mbi zhvillimet politike në Komunën e Dragashit, duke trajtuar mënyrën se si janë ndërtuar koalicionet politike pas zgjedhjeve lokale të viteve 2021 dhe 2025.   Në analizën e tij, Qafleshi ndalet veçanërisht te marrëveshja politike ndërmjet LDK-së dhe LVV-së në balotazhin e vitit 2021, marrëveshje e cila sipas tij u përdor si garanci elektorale për votuesit, por që më vonë u shpërfill pas formimit të pushtetit lokal.   Ai përshkruan në detaje mënyrën se si u krijua më pas bashkëpunimi ndërmjet LDK-së, JGP-së dhe subjekteve tjera politike nga komuniteti goran, si dhe ndarjen e pozitave institucionale dhe drejtorive komunale gjatë mandateve 2021–2025 dhe 2025–2029.   Sipas Qafleshit, rasti i Dragashit është një nga shembujt më domethënës në politikën lokale të Kosovës për mënyrën se si marrëveshjet publike përdoren për të fituar pushtetin, ndërsa marrëveshjet e heshtura për ta ruajtur atë.   Muharrem Qafleshi njihet si historian, ish-profesor në gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash dhe ish-drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen e parë të LDK-së në Dragash.   📌 Analiza e plotë e autorit publikohet pa ndërhyrje editoriale dhe mbetet përgjegjësi e autorit. width= width= width= width= /Dragash Info/