Qendrore

Hapet aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat dhe jo-publik

28.05.2026. 2 min čitanja

  Ministri në detyrë i Financave,, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat dhe sektorit jo-publik në Kosovë.   Sipas njoftimit, aplikimi mund të bëhet online duke plotësuar formularin në këtë adresë:   Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të dhënat e vendosura në formular të jenë të sakta. Gjithashtu, llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.   Autoritetet kanë bërë të ditur se aplikimet që përmbajnë gabime do të refuzohen.   Kush mund të aplikojë?   Të drejtë aplikimi kanë:   – Punëtorët në sektorin privat; – Punëtorët në entitete jo-publike (OJQ); – Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit (Ndërmarrjet Publike, RTK etj).   Kriteret për përfitim   Përfituesit duhet të plotësojnë këto kushte:   – Të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1,000 euro; – Të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill (të dorëzuar deri më 15 maj 2026).   Afati për aplikim   Afati i fundit për aplikim është deri më 5 qershor 2026.   / Dragash Info /