Lokale

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir, policia i gjen thikë dhe sprej

27.05.2026. 1 min čitanja

  Një person është arrestuar më 26 maj 2026, rreth orës 10:30, në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.   Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit te i dyshuari, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej.   Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Dragash Info/