Qendrore

Dardan Sejdiu akuzon Qeverinë për “inxhiniering elektoral” me subvencionimin e fluturimeve për mërgatën

27.05.2026. 1 min čitanja

  Ish-deputeti Dardan Sejdiu ka reaguar ashpër ndaj vendimit për subvencionimin e fluturimeve për mërgatën pak ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si “përdorim të parasë publike për interesa elektorale”.   Sipas tij, ndarja e 2 milionë eurove nga një qeveri në detyrë, pa transparencë dhe në prag të votimit, nuk ka të bëjë me zhvillimin e turizmit apo mbështetjen e diasporës, por me përpjekje për të ndikuar rezultatin zgjedhor.   Sejdiu theksoi se mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës dhe meriton mbështetje të vazhdueshme, por shtoi se “asnjë pushtet nuk ka të drejtë ta përdorë diasporën si makineri elektorale”.   Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të dalin në votime dhe, sipas tij, “ta ndëshkojnë panikun dhe përdorimin e buxhetit të shtetit për pushtet”. /Dragash Info/