Komuna e Dragashit hap konsultim publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave
📢 Komuna e Dragashit ka shpallur konsultim publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi publik elektronik dhe me shkrim do të jetë i hapur nga 26 maji deri më 10 qershor 2026, ndërsa diskutimi publik me qytetarë do të mbahet më 10 qershor 2026 (e mërkurë), nga ora 10:00, në sallën e Asamblesë Komunale. Qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, bizneset dhe organizatat joqeveritare ftohen të japin komentet dhe propozimet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm. Draft-rregullorja mund të shkarkohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit. /Dragash Info/