Sejdilar: JGP ndërtoi fushatën mbi frikë dhe propagandë, tani qytetarët kërkojnë rezultate konkrete në arsim
Aktivisti Nedžmidin Sejdilar ka reaguar ashpër ndaj subjektit JGP, duke i akuzuar se gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë ndërtuar propagandë politike mbi “gënjeshtra dhe përhapje të frikës”. Sipas Sejdilarit, JGP kishte tentuar t’i bindte qytetarët se ai kinse do të mbyllte shkollat, duke manipuluar me prindërit dhe duke keqpërdorur arsimin e fëmijët për përfitime politike. “JGP e ndërtoi tërë fushatën mbi gënjeshtra dhe frikë, duke tentuar ta bindë popullin se unë do t’i mbyllja shkollat. Manipuluan me prindërit dhe keqpërdorën fëmijët e arsimin për pikë të lira politike”, deklaroi ai. Sejdilar theksoi se është paradoksale që sot rreth 80% e listës së JGP-së përbëhet pikërisht nga punëtorë të arsimit. Ai tha se qytetarët tashmë kanë të drejtë të kërkojnë rezultate konkrete nga ta, si: – shkolla më të mira, – digjitalizim të mësimit, – objekte të reja shkollore, – kushte më të mira për nxënësit, – dhe përparim real të arsimit në Gorë. Në reagimin e tij, Sejdilar përmendi edhe drejtorët Shejvat Ljajko dhe Vezaip Omerović, duke thënë se gjatë fushatës së kaluar kishte tentuar të realizonte takim me ta, por se ata e kishin refuzuar me arsyetimin se “nuk kishin leje nga institucionet përgjegjëse”. “O këtë çështje do të flas më detajisht, sepse populli duhet ta dijë si duket kontrolli politik dhe presioni brenda sistemit arsimor”, u shpreh ai. Sipas Sejdilarit, pas këtyre zgjedhjeve nuk duhet të ketë më fshehje pas parullave dhe premtimeve boshe. “Nëse arsimi është vërtet prioriteti i tyre, tani kanë mundësinë ta dëshmojnë me vepra. Nëse asgjë nuk ndryshon, nëse shkollat mbeten të lëna pas dore, nëse rinia vazhdon të largohet dhe arsimi mbetet peng i politikës dhe interesave partiake, atëherë do të bëhet e qartë se JGP prej vitesh e ka uzurpuar arsimin dhe i ka kthyer shkollat në servis politik për punësime partiake dhe ruajtje të pushtetit”, deklaroi ai. Në fund, Sejdilar u bëri thirrje qytetarëve që të vëzhgojnë me kujdes rolin e punëtorëve të arsimit në politikë. “Qytetarët duhet të shohin nëse punëtorët e arsimit në listën e JGP-së janë në politikë për fëmijët, dijen dhe të ardhmen e Gorës, apo për funksione, privilegje dhe interesa personale. Dallimi mes një arsimtari të vërtetë dhe një ushtari partie shihet më së miri pas zgjedhjeve”, përfundoi Sejdilar. / Dragash Info /