Qendrore

Burim Piraj ngre shqetësim për ndikimin e ligjit të ri të nënshtetësisë në buxhetin e Kosovës

23.05.2026. 2 min čitanja

Biznesmeni Burim Piraj ka ngritur shqetësime lidhur me ndikimin që mund të ketë ligji i ri për nënshtetësinë në sistemin pensional dhe buxhetin e Kosovës.   Përmes një reagimi publik, ai ka treguar një rast të përditshëm që, sipas tij, pasqyron një fenomen që mund të zgjerohet në të ardhmen.   “Dje shkova tek rrojtorja ku i shkurtoj flokët këtu në Sharr. Para meje ishte një bashkëvendës i komunitetit goran, i cili jetonte në Beograd dhe kishte ardhur për t’i rregulluar dokumentet e pensionit të Kosovës”, ka shkruar Piraj.   Ai vlerëson se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të nënshtetësisë, numri i përfituesve të pensioneve mund të rritet ndjeshëm, duke ngritur pyetje për kapacitetin financiar të shtetit.   “Me ligjin e ri të nënshtetësisë do të shtohet numri i pensionerëve dukshëm. Nuk e di si do të ketë kjo ndikim në buxhetin e shtetit tonë dhe sa do të jemi në gjendje si shtet ta përballojmë këtë kosto”, është shprehur ai. width= — Dragash Info