Lokale

Studentët e UBT-së vizitojnë hidrocentralet e kompanisë Eurokos JH

22.05.2026. 2 min čitanja

Sot, kompania Eurokos JH mirëpriti në një vizitë studimore studentët dhe stafin akademik të UBT, nga drejtimi i Energjetikës, të udhëhequr nga profesori Vehbi Sofiu.   Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të shohin nga afër funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve të kompanisë në komunën e Dragash, si dhe të njihen me procesin e prodhimit të energjisë së gjelbër dhe rëndësinë e burimeve të ripërtëritshme në zhvillimin energjetik të vendit.   Përfaqësuesit e kompanisë prezantuan mënyrën e funksionimit të hidrocentraleve, teknologjinë që përdoret dhe rolin që këto investime kanë në furnizimin me energji të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit.   Eurokos JH, e cila operon me rreth gjashtë hidrocentrale në territorin e komunës së Dragash, vazhdon të mbetet një nga kompanitë lidere në prodhimin e energjisë së gjelbër në rajon, duke mbështetur njëkohësisht edhe zhvillimin profesional të gjeneratave të reja në sektorin e energjetikës.   Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për studentët që të lidhin njohuritë teorike me praktikën profesionale në terren, duke parë nga afër sfidat dhe proceset reale të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme. width= width= width= width= width= width= width= width= — Dragash Info