Lokale

QKMF “Adem Berisha” në Dragash shënon Ditën Botërore të Hipertensionit

19.05.2026. 1 min čitanja

Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, QKMF “Adem Berisha” në Dragash ka apeluar për më shumë kujdes ndaj shëndetit dhe ndërgjegjësim për rrezikun që paraqet hipertensioni, i njohur ndryshe si “vrasësi i heshtur”.   Nga kjo qendër theksohet se hipertensioni shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme, ndërsa mund të shkaktojë pasoja serioze për zemrën dhe enët e gjakut.   Mjekët rekomandojnë matjen e rregullt të tensionit arterial, aktivitetin fizik, ushqimin e shëndetshëm dhe kontrollet periodike si mënyrat më efikase për parandalimin dhe mbajtjen nën kontroll të hipertensionit.   “Kontrollojmë hipertensionin së bashku”, është mesazhi sensibilizues i QKMF-së në këtë ditë ndërkombëtare kushtuar shëndetit të zemrës. width= width=