Sport

KF Opoja e mbyll sezonin me spektakël golash në shtëpi

17.05.2026. 1 min čitanja

⚽️ KF Opoja e mbyll sezonin me spektakël golash në shtëpi   Skuadra e KF Opoja e ka përmbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore bindëse dhe dominim të plotë në fushën vendase, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm.   Lojtarët e KF Opojës treguan lojë të bukur, ritëm të lartë dhe efikasitet para portës kundërshtare, duke vulosur një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit të këtij edicioni.   ⚽️ Golashënuesit:   6’ Omer Kamberi   10’ Osman Laqi   13’ Elbasan Bahtijari   33’ Çlirim Qafleshi   36’ Çlirim Qafleshi   41’ Elfat Baxhaku   49’ Fitim Sinani   65’ Elbasan Bahtijari   76’ Jaser Mejzini   78’ Elbasan Bahtijari   83’ Erand Mejzini   85’ Dritan Sinani     Një sezon që përmbyllet me krenari, atmosferë festive dhe një mesazh të qartë nga bardhejelbrit: KF Opoja mbetet forcë e rëndësishme e futbollit në rajon. 💚🤍 width= width= width= width= width= — Dragash Info