Qendrore

ShML “Ruzhdi Berisha” vlerësohet për projekt humanitar në ceremoninë e Kryqit të Kuq të Kosovës

16.05.2026. 2 min čitanja

  Në sallën “1 Tetori” në Prishtina, më 15 maj 2026, Kryqi i Kuq i Kosovës organizoi ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe certifikatave në kuadër të promovimit të vlerave humane, ku morën pjesë përfaqësues të shumë shkollave nga e gjithë Kosova. width= Gjatë këtij aktiviteti u vlerësuan grupet e nxënësve që kanë promovuar solidaritetin, dialogun ndërkulturor, tolerancën, empatinë, ndihmën reciproke dhe kulturën kundër dhunës përmes aktiviteteve humanitare dhe edukative të zhvilluara në kuadër të Klubeve të Kryqit të Kuq nëpër shkolla. width= Në mesin e shkollave të vlerësuara ishte edhe ShML “Ruzhdi Berisha”, e cila në kategorinë “Projekt me bazë në komunitet me karakter humanitar” zuri vendin e katërt dhe u shpërblye për angazhimin dhe kontributin e saj në komunitet. width= Në emër të shkollës, shpërblimin e pranoi drejtori Lulzim Ahmeti. Po ashtu, nxënësit pjesëmarrës u pajisën me certifikata, ndërsa mësimdhënëset diseminatore Mimoza Krasniqi dhe psikologia Suela Riza u vlerësuan me certifikata për kontributin dhe angazhimin e tyre në realizimin e aktiviteteve. width= Një falënderim i veçantë iu shpreh edhe Selvije Makolli, e cila mundësoi përfshirjen e shkollës në rrjetin e shkollave me Klube të Kryqit të Kuq. width= Aktiviteti është përkrahur nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe është realizuar në bashkëpunim me Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Dragash.