Kulturë

Trashëgimia kulturore përmes fotografisë

14.05.2026. 1 min čitanja

width= 📸 Të rinjtë e Dragashit sjellin trashëgiminë kulturore përmes fotografisë artistike width= Në kuadër të vazhdimit të trajnimeve me të rinjtë, Qendra Rinore “AVOKO” në Dragash organizoi një aktivitet të veçantë në ambientet e muzeut të qytetit, ku mësimi mori një dimension praktik dhe frymëzues. width= Të rinjtë patën mundësinë të eksplorojnë nga afër kulturën dhe trashëgiminë e Dragashit, duke i shndërruar ato në fotografi artistike me mesazh dhe kreativitet. Gjatë sesionit, ata mësuan teknika konkrete të fotografisë, përfshirë përzgjedhjen e këndeve, përdorimin e dritës dhe fokusimin në detaje që i japin jetë çdo imazhi. width= width= Si rezultat i këtij aktiviteti, u realizuan fotografi të gatshme për ekspozitë, të cilat pasqyrojnë bukurinë dhe identitetin kulturor të zonës sonë. width= Vlerë e shtuar e këtij organizimi ishte edhe prezenca e drejtoreshës së DKRS-së, e cila prezantoi artefaktet dhe ndau njohuri të vlefshme mbi historinë dhe rëndësinë e tyre për trashëgiminë lokale. width= — Dragash Info