𝐏𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐢 𝐋𝐢𝐠ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐟𝐮𝐭𝐬𝐚𝐥
Policia e Kosovës ka kurorëzuar një sezon fantastik duke u shpallur kampion i Ligës së Parë në futsall, pas fitores ndaj Minatorit në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Skuadra kampione regjistroi 13 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke grumbulluar gjithsej 41 pikë dhe siguruar ngjitjen në elitën e futsallit vendor.
Trofeu iu dorëzua ekipit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Pjesë e këtij suksesi ishte edhe polici dhe futbollisti i mirënjohur opojar, Behar Rifaj nga Dragashi, i cili kontribuoi në sezonin historik të ekipit.
Komisioni i Futsallit i ka uruar Policisë së Kosovës suksese në Superligën e ardhshme. — Dragash Info
