Lokale

𝗧𝗿𝗮𝗷𝗻𝗶𝗺 për 𝗺𝗲𝗻𝗮𝘅𝗵𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 qëndrueshëm 𝘁ë 𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝘁𝗮𝘃𝗲 𝗻ë 𝗣𝗮𝗿𝗸𝘂𝗻 𝗞𝗼𝗺𝗯ë𝘁𝗮𝗿 “𝗦𝗵𝗮𝗿𝗿𝗶”

13.05.2026. 2 min čitanja

width=   Rreth 20 fermerë nga zonat malore të Dragash dhe Prizren kanë marrë pjesë në një trajnim praktik mbi menaxhimin e qëndrueshëm të kullotave, të organizuar në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e ekosistemeve malore në rajonin e Sharrit.   Me moton “Komunitetet bujqësore malore më të forta dhe më elastike ndërtojnë ekosisteme më të shëndetshme në rajonin e Sharrit”, pjesëmarrësit u informuan për praktikat moderne të menaxhimit të kullotave dhe bagëtive, shkëmbimin e përvojave mes fermerëve, si dhe mundësitë për përfitim nga fondet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë fondet IPA të Bashkimit Evropian për bujqësinë e qëndrueshme dhe organike.   Aktiviteti është organizuar nga CNVP Kosova në bashkëpunim me Drejtorinë e Parku Kombëtar Sharri, në kuadër të projektit “Kullota të qëndrueshme në Rajonin Ndërkufitar Sharr/Korab/Koritnik/Mavrovo”, i mbështetur nga Aage V. Jensen Charity Foundation dhe Nando and Elsa Peretti Foundation.   Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kullotave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në zonat malore. width= — Dragash Info