Lokale

𝗡𝗮𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘀𝗮𝗻𝗶 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗼𝗻 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝘂𝗿ë𝗻 𝗻ë 𝗹𝗶𝘀𝘁ë𝗻 𝗲 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë 𝗽ë𝗿 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝟳 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿𝗶𝘁

13.05.2026. 1 min čitanja

    Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së Partia Demokratike e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.   Në një deklaratë për Insajderin, Hasani ka bërë të ditur se do të garojë me numrin 42 në listën e kandidatëve.   “Po, do të jem në listë”, ka deklaruar Hasani.   Përfshirja e tij në listën për deputet kishte ngjallur diskutime ditëve të fundit, pasi kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë emrin e tij në listën e kandidatëve të propozuar nga dega lokale.   Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar zyrtarisht listën e plotë të kandidatëve për deputetë, ndërsa afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmjen e kaluar në ora 23:59.   — Dragash Info