Lokale

Reagim i Artan Loshajt: PDK-ja meriton më shumë zë, përgjegjësi dhe përkushtim

13.05.2026. 2 min čitanja

    Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së në Dragash dhe asambleisti me katër mandate, Artan Loshaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjet e 7 qershorit, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga figurat e partisë.   Loshaj theksoi se qëndrimi i tij nuk është i drejtuar ndaj asnjë individi dhe nuk ka karakter personal, por sipas tij është shqetësuese heshtja e shumë personave që dikur kanë mbajtur poste të rëndësishme dhe kanë përfituar nga besimi i PDK-së.   “Sot nuk ndiejnë obligim të kontribuojnë për PDK-në që i mbështeti me vite të tëra. Është momenti që me guxim të dalin përballë sfidave dhe ta ndihmojnë partinë, duke hyrë në garë për parlament”, deklaroi Loshaj.   Ai shtoi se PDK-ja, si parti shtetformuese që ka udhëhequr procese të rëndësishme në Kosovë dhe komunën e Dragashit për 14 vite, meriton më shumë zë, përgjegjësi dhe përkushtim.   “PDK nuk mbahet vetëm me emrat që shfaqen në kohë pushteti. Ajo mbahet gjallë nga elektorati besnik dhe aktivistët që nuk e kanë braktisur asnjëherë”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për reflektim brenda strukturave të partisë.   — Dragash Info