𝐓𝐨𝐭𝐚𝐣: 𝐏𝐃𝐊 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐨𝐢 𝐩ë𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭ë 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫ë 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐫𝐨𝐦𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐭ë 𝐧𝐮𝐦ë𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren,, ka reaguar lidhur me procesin e kompromituar të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të dhjetorit 2025. Ai ka deklaruar se, pas kërkesës për reflektim nga kryetari i PDK-së,, dega në Prizren dhe kryesia kanë marrë përgjegjësi politike dhe morale për situatën. Sipas Totajt, personat emrat e të cilëve u përmendën në procesin e kompromituar të numërimit nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për listën e kandidatëve për deputetë, ndërsa disa prej tyre janë tërhequr publikisht deri në përfundimin e procesit ligjor. Megjithatë, ai theksoi se në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë edhe kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në atë proces. Totaj bëri të ditur se dega e PDK-së në Prizren do ta vazhdojë garën zgjedhore me përkushtim dhe angazhim maksimal. 𝐊𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭ë𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐨𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐞𝐠𝐚 𝐞 𝐏𝐃𝐊-𝐬ë 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧: • Faruk Bojaxhiu • Jona Hoxhaj • Shkelzen Kastrati • Endra Luzha • Adelina Beqiri-Minci • Betim Ramadani • Lumnije Rakaj • Xhafer Hoxha • Lajde Kolgjeraj — Dragash Info