Lokale

Arijeta Qafleshi Skeraj viziton QKMF-në dhe QMF-të në Dragash me rastin e Ditës Botërore të Infermierisë

12.05.2026. 2 min čitanja

width=   Me rastin e Ditës Botërore të Infermierisë, shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Dragashit, Arijeta Qafleshi Skeraj, ka realizuar vizita në institucionet shëndetësore të komunës, ku ka uruar stafin infermieror dhe personelin shëndetësor për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve. width= Fillimisht, ajo vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u prit nga Kryeinfermieri Mervan Salihu. Gjatë takimit, në emër të kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, si dhe të drejtorit të DDShMS-së, Behar Brenoli, u përcollën urime për këtë ditë të rëndësishme dhe mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor. width= Më pas, vizitat vazhduan edhe në QMF-të në Krushevë dhe Bresanë, ku u takuan punëtorët shëndetësorë të këtyre qendrave, duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe avancimin e shëndetit publik. width= Në këtë rast u theksua se infermierët dhe personeli shëndetësor mbeten shtylla kryesore e sistemit shëndetësor, duke ofruar kujdes profesional dhe human për qytetarët në çdo kohë. width= Po ashtu, u vlerësua edhe përkushtimi i qeverisjes komunale në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Dragash, përmes investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të kushteve të punës dhe mbështetjes së vazhdueshme për stafin shëndetësor. width= “Urime Dita Botërore e Infermierisë për të gjithë infermierët dhe profesionistët shëndetësorë”, thuhet në urimin e përcjellë gjatë vizitave. width= — Dragash Info