Lokale

𝐕𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐃𝐫𝐚𝐠𝐚𝐬𝐡 – 𝐡𝐚𝐣𝐧𝐚𝐭 𝐳𝐛𝐫𝐚𝐳𝐢𝐧 𝐤𝐚𝐬𝐚𝐟𝐨𝐫𝐭ë𝐧, 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟏𝟓 𝐦𝐢𝐣ë 𝐞𝐮𝐫𝐨

12.05.2026. 1 min čitanja

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në komunën e Dragashit, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në një depo të materialit ndërtimor në fshatin Buqe dhe kanë arritur të marrin rreth 15 mijë euro nga një kasafortë.   Sipas Policisë së Kosovës, hajnat dyshohet se kanë hyrë përmes derës së ballkonit në katin përdhesë, duke e hapur më pas kasafortën me forcë. Kasaforta e demoluar është gjetur më vonë pranë objektit.   Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, forenzika dhe hetuesia, ndërsa rasti po trajtohet si “vjedhje e rëndë”. Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.   Banorët po shprehin shqetësim për sigurinë dhe shtimin e rasteve të vjedhjeve në zonë, duke kërkuar më shumë kontroll dhe patrullime gjatë natës.

— Dragash Info