Qendrore

𝗥𝗮miz 𝗟𝗹𝗮𝗱𝗿𝗼𝘃𝗰𝗶: 𝗣𝗿𝗲𝘀 𝗹𝗮𝗷𝗺 𝘁ë 𝗺𝗶𝗿ë 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘀𝗶𝗮 𝗲 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë 𝗽ë𝗿 𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿 𝗟𝗶𝗺𝗮𝗷𝗻

09.05.2026. 1 min čitanja

𝗥𝗮miz 𝗟𝗹𝗮𝗱𝗿𝗼𝘃𝗰𝗶: 𝗣𝗿𝗲𝘀 𝗹𝗮𝗷𝗺 𝘁ë 𝗺𝗶𝗿ë 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘀𝗶𝗮 𝗲 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë 𝗽ë𝗿 𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿 𝗟𝗶𝗺𝗮𝗷𝗻   Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet dhe diskutimet e fundit rreth raportit mes PDK-së dhe kreut të Nismës, Fatmir Limaj.   Në një reagim publik, Lladrovci është shprehur optimist se Kryesia e PDK-së nuk do ta përsërisë gabimin e së kaluarës në raport me Limajn.   “Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së e cila nuk do ta përsëris gabimin me votim për Fatmirin”, ka shkruar ai.   Lladrovci ka komentuar edhe kritikat dhe përplasjet e mëhershme politike mes palëve, duke thënë se ato nuk duhet parë vetëm në një drejtim.   “Një nga ‘argumentet’ negative se Fatmiri na paska sha, do parë më realisht, as na nuk e kemi kursye”, është shprehur ai.   Në fund, ai ka përdorur edhe një metaforë simbolike për raportet brenda PDK-së:   “Qielli është plotë yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë.”   — Dragash Info