SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash përfiton donacion me pajisje digjitale nga CIMIC Italian
🖥️ SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash përfiton donacion me pajisje digjitale nga CIMIC Italian
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash ka pranuar sot një donacion të vlefshëm me mjete digjitale dhe pajisje teknologjike nga CIMIC Italian, donacion që synon avancimin e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë komandanti Federico Mora, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini me stafin e tij, drejtori i shkollës Mehadin Grdellaj, si dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Zeni Krasniqi.
Donacioni përfshin laptopë, printerë dhe projektorë, pajisje të cilat do të ndihmojnë në modernizimin e procesit edukativo-arsimor dhe në krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie bashkëkohore.
Drejtori i shkollës, Mehadin Grdellaj, falënderoi përfaqësuesit e CIMIC Italian dhe Komunën e Dragashit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se pajisja e shkollës me mjete digjitale mbetet një ndër prioritetet kryesore të institucionit.
Nga shkolla u shpreh mirënjohje për këtë kontribut të çmuar dhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe nxënësve.
— Dragash Info