Pensionohet infermieri i QKMF-së në Dragash, Nevahi Tahiri pas 41 vitesh shërbim
Pas plot 41 vite shërbim të pandërprerë në kujdesin ndaj pacientëve, pensionohet infermieri i njohur i QKMF-së në Dragash, Nevahi Tahiri.
Për më shumë se katër dekada, Tahiri ka shërbyer në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në fshatin Blaç, duke u dalluar për përkushtim të lartë, humanizëm dhe përgjegjësi profesionale.
Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve, duke punuar me ndershmëri, disiplinë dhe etikë të lartë. Ai mbetet shembull i një punëtori shëndetësor që profesionin e ka konsideruar jo vetëm detyrë, por një mision njerëzor dhe moral. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij shumëvjeçar, institucioni dhe qytetarët e falënderojnë sinqerisht Nevahi Tahirin, duke i uruar shëndet, lumturi dhe një pension të mbarë. — Dragash Info