Qendrore

Shtyhet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, shpallja më 20 korrik

05.05.2026. 1 min čitanja

  Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë shtyrë shpalljen e vendimit përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.   Sipas burimeve të IndeksOnline, vendimi që ishte paraparë të shpallej më 19 maj, tashmë është shtyrë për datën 20 korrik. Ekipet mbrojtëse janë njoftuar për këtë ndryshim.   Bazuar në rregulloren e gjykatës, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje shtesë deri në 60 ditë.   Ky proces konsiderohet një nga rastet më të rëndësishme gjyqësore për ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa epilogu përfundimtar pritet të bëhet i ditur më 20 korrik.   — Dragash Info