Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak
Republika e Kosovës dhe Ajo e Turqisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar – ushtarak Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja parasheh mbështetje financiare nga Turqia për Kosova, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve dhe avancimin profesional të Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit, Qeveria turke do të ofrojë mbështetje në vlerë prej 200 milionë lirash turke, të dedikuara për zhvillimin institucional dhe rritjen e kapaciteteve operative të FSK-së. Ministri Maqedonci theksoi se kjo marrëveshje përfaqëson një dëshmi të qartë të partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve dhe të gatishmërisë për të thelluar bashkëpunimin në mënyrë konkrete dhe afatgjate. — Dragash Info