Kurti ndalet në Shkup pas vizitës në Armeni, pritet nga Izet Mexhiti
Albin Kurti ndalet në Shkup pas vizitës në Armeni, pritet nga Izet Mexhiti Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Armeni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndaluar në Shkup. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ai është pritur nga kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. “Mirë se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti në një postim, duke e shoqëruar me fotografi nga takimi. Vizita e Kurtit në Shkup vjen pas angazhimeve të tij në Armeni, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për agjendën e qëndrimit të tij në Maqedoninë e Veriut. — Dragash Info