Zjarr në mal në Kolesjan, ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen
Një zjarr ka rënë në zonën malore të fshatit Kolesjan, në Njësinë Administrative Bicaj, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë e zjarrfikëses kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ndërhyrë në terren për lokalizimin e flakëve. Falë këtij reagimi të menjëhershëm, është bërë e mundur neutralizimi dhe fikja e plotë e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në zona të tjera përreth. Autoritetet lokale nga Bashkia Kukës kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo pronat në afërsi. — Dragash Info