Lokale

Përfunduan me sukses ligjëratat për edukim kulturor në Dragash

04.05.2026. 2 min čitanja

width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Në Komunën e Dragashit, Qendra Rinore AVOKO Dragash ka përfunduar me sukses serinë e ligjëratave dhe moduleve për edukim kulturor, të realizuara në disa shkolla të kësaj komune, në kuadër të një projekti të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. Ky aktivitet edukativ u fokusua në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë dhe diversitetit, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim, reflektim dhe zhvillim personal. Gjatë zhvillimit të moduleve, nxënësit patën mundësinë të shprehin lirshëm idetë e tyre, të njihen më nga afër me vlerat kulturore dhe të përfshihen në aktivitete praktike që nxisin mendimin kritik dhe bashkëpunimin në grup. Pjesëmarrja e lartë dhe angazhimi aktiv i nxënësve në Dragash dëshmuan interesimin dhe nevojën për iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në edukimin dhe fuqizimin e brezave të rinj në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor. Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të vetëdijshme dhe aktive në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. — Dragash Info