Lokale

FSHJM vazhdon aktivitetet promovuese në Dragash – prezanton mundësitë e studimit për nxënësit e SHML “Ruzhdi Berisha”

02.05.2026. 2 min čitanja

width= width= width=

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” ka vazhduar aktivitetet promovuese në Komunën e Dragashit, me qëllim informimin e nxënësve mbi mundësitë e studimit dhe perspektivat profesionale që ofron ky fakultet. Këtë herë, ekipi promovues ka vizituar Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ku nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me programet akademike, kushtet e studimit dhe aktivitetet praktike e kërkimore që zhvillohen në FSHJM. Gjatë prezantimit, u theksuan mundësitë që ofrohen përmes laboratorëve modernë në fushat e mjedisit, pylltarisë, biologjisë, kimisë, mikrobiologjisë dhe gjenetikës, si dhe qendra NaBiLab – Laboratori i Natyrës dhe Biodiversitetit, i cili shërben si hapësirë e rëndësishme për mësim dhe hulumtim praktik. Programet studimore të prezantuara përfshijnë: Bachelor në Agrobiznes Bachelor në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Master në Menaxhim në Agrobiznes Master në Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore Përfaqësuesit e FSHJM theksuan se studimet në këto drejtime ofrojnë mundësi të mira punësimi dhe zhvillimi profesional, veçanërisht në fushat që lidhen me natyrën, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nxënësit u inkurajuan të zgjedhin drejtimet që lidhen me pasionin e tyre dhe nevojat e tregut të punës, duke ndërtuar të ardhmen përmes dijes dhe praktikës profesionale. — Dragash Info