Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në lindje të Kosovës për të garantuar lirinë e lëvizjes
Ushtarët e kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it po vazhdojnë patrullimet e rregullta në lindje të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Sipas njoftimit zyrtar, njësitë e Komandës Rajonale Lindje (RC-E) janë të angazhuara në terren përgjatë Vijës Administrative (ABL), me qëllim monitorimin e situatës dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët. Në komunikatën e NATO-së theksohet se këto patrullime janë pjesë e përditshmërisë së misionit dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt. “Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it mban vetëdije situacionale dhe kontribuon në stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim. KFOR-i vazhdon të mbetet një nga garantuesit kryesorë të sigurisë në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. — Dragash Info