Lokale

Garë tradicionale e kuajve në Opojë më 3 maj – organizohet në nder të Muhamer Mustafa

01.05.2026. 1 min čitanja

width= Dragash – Klubi i Kuajve “Opoja” nga Bresana ka bërë të ditur organizimin e një ngjarjeje të veçantë sportive dhe kulturore, e cila do të mbahet më 3 maj 2026 (e diel) në Mejdanin e Opojës, në Dragash. Kjo garë tradicionale e kuajve organizohet në nder të kalorësit Muhamer Mustafa, duke synuar ruajtjen dhe promovimin e traditës së garave me kuaj në këtë trevë. Sipas organizatorëve, aktiviteti fillon nga ora 14:00 dhe do të përfshijë një program të pasur: Gara e pelivanëve Sfilatë e të gjitha llojeve të kuajve Gara me kuaj arab Gara me kuaj anglez Ngjarja pritet të mbledhë dashamirë të sportit dhe traditës nga e gjithë Opoja dhe më gjerë, duke krijuar një atmosferë festive dhe garuese. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të shijojnë këtë aktivitet unik. — Dragash Info