Lokale

Dragashi shënon 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve me aktivitete përkujtimore

30.04.2026. 1 min čitanja

width= Komuna e Dragash, nën patronatin e kryetarit Bexhet Xheladini dhe në bashkëpunim me Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të organizojë aktivitete përkujtimore me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve. Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet do të mbahen të martën, më 5 maj 2026. Në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit do të mbahet një akademi solemne, ku do të mbajnë fjalë rasti: Kryetari i komunës Kryetari i OVL të UÇK-së Përfaqësuesi i komuniteteve joshumicë Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve Ndërsa në ora 10:30 do të zhvillohen homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe Buqe. Këto aktivitete organizohen në nderim të sakrificës së dëshmorëve të kombit, duke rikujtuar kontributin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë. — Dragash Info