Lokale

PDK në Dragash reagon ashpër për gjendjen në parkun e fshatit Kuk

30.04.2026. 3 min čitanja

width= Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Dragash ka reaguar publikisht duke dënuar, siç thuhet, gjendjen e rëndë dhe të papranueshme në parkun e fshatit Kuk. Sipas këtij subjekti politik, për më shumë se dy vite kjo hapësirë publike është lënë në neglizhencë, duke u shndërruar në një deponi të hapur mbeturinash, në një zonë të frekuentuar nga banorët dhe pranë objekteve të rëndësishme si shkolla, xhamia, ambulanta dhe varrezat. PDK në Dragash mban përgjegjëse institucionet lokale, përfshirë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe drejtuesit komunalë, duke e cilësuar situatën si dështim të qeverisjes lokale. Në reagim gjithashtu përmenden edhe dyshime se kjo gjendje mund të jetë rezultat i veprimeve të qëllimshme nga struktura të caktuara lokale, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet. Reagimi i plotë i Partia Demokratike e Kosovës – Dega Dragash: “PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – DEGA DRAGASH REAGIM PUBLIK Dega e PDK-së në Dragash dënon ashpër gjendjen skandaloze në parkun e fshatit Kuk, e cila prej më shumë se dy vitesh është lënë në mëshirë të neglizhencës dhe papërgjegjësisë institucionale. Në një hapësirë pranë shkollës, xhamisë, ambulantës dhe varrezave, para syve të banorëve, nxënësve dhe vizitorëve, vazhdon të qëndrojë një deponi e hapur me mbeturina dhe materiale inerte, një turp i hapur për këtë vend. Kjo nuk është më thjesht neglizhencë, kjo është dëshmi e dështimit të plotë të qeverisjes lokale. Komuna e Dragashit, përfaqësuesit e LDK-së në Kuk dhe vetë kryetari i komunës mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje të papranueshme. Edhe më alarmuese janë indikacionet serioze se kjo situatë nuk është rastësi, por rezultat i veprimeve të qëllimshme nga struktura të caktuara lokale, një fakt i njohur tashmë nga vetë banorët e fshatit. Ne kërkojmë përgjegjësi të menjëhershme dhe konkrete për të gjithë ata që kanë lejuar, toleruar apo mundësuar këtë gjendje. Mbrojtja e mjedisit është detyrim dhe kushdo që e neglizhon apo e dëmton atë, duhet të përballet me pasoja.” — Dragash Info