Lokale

REAGIM PUBLIK I INFERMIERIT FITIM KARIMANI PAS MBLEDHJES SË KUVENDIT KOMUNAL NË DRAGASH

30.04.2026. 2 min čitanja

Infermieri Fitim Karimani ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, pasi sipas tij, Komuna e Dragashit nuk po e zbaton vendimin e gjykatës për rikthimin e tij në vendin e punës. width= Kjo çështje u ngrit edhe gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal në Dragash nga shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Granit Rifaj, i cili kërkoi sqarime nga ekzekutivi lidhur me moszbatimin e vendimit gjyqësor.

width=

Pas kësaj, vetë Karimani ka reaguar publikisht, duke kundërshtuar qëndrimin e kryetarit të komunës, i cili kishte deklaruar se vendimi nuk është përfundimtar dhe për këtë arsye nuk po zbatohet. Sipas Karimanit, bëhet fjalë për një vendim civil me karakter urdhërues, i cili obligon institucionet komunale për zbatim, pavarësisht ankesës në shkallë të dytë në Gjykatën e Apelit. Ai ka ngritur pyetje për standarde të dyfishta në trajtimin e rastit të tij, duke theksuar se ndërkohë që një vendim gjyqësor nuk po zbatohet nga komuna, ai vetë po detyrohet të zbatojë një vendim që e konsideron të padrejtë dhe antiligjor. Karimani ka kërkuar gjithashtu sqarime mbi bazën ligjore të angazhimit të tij aktual në QMF Llopushnik, si dhe pse nuk po respektohet kontrata e tij valide e punës. Në reagimin e tij, ai ka paralajmëruar se çështja nuk do të përfundojë vetëm me rikthimin në vendin e punës, por do të vazhdojë me hapa të tjerë ligjorë ndaj personave përgjegjës për, siç thotë ai, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndikim në vendimmarrje. Ai e ka përmbyllur reagimin me një mesazh besimi në drejtësi, duke theksuar se e drejta në fund do të dalë fituese. — Dragash Info